Shijoni Pushimet Malore

"Rreth Nesh"

Hotel Akademia,ish kampi i pionereve ndertuar ne vitet 50 ndodhet ne largesi rreth 1000m ne veriperendim te fshatit voskopoje. Mes gjelberimit te perhershem dhe ajrit te paster, ky kamp, ka pritur dhe ka percjelle mijra femije nga e gjithe Shqiperia.

Pas restaurimit ne vitet 2000-2004 Hotel Akademia ju ofron sherbim hotelerie me 16 dhoma 13 vila, nje restorant ku mund te shijoni kuzhinen tradicionale Korcare si dhe bukurine mahnitese te natyres. Krahas te tjerave mos harroni te vizitoni fshatin me 24 Kishat e dikurshme ku shprehet historia e qyteterimit dhe zhvillimit te voskopojes.Vetem 400 metra prane hotelitndodhet Manastiri i Shen Prodhromit, objekti me i vjeter ekzistues i fshatit, ndertuar ne vitin 1932.

  • Free wifi

    Hotel Akademia ofron sherbimin e internetit wi-fi falas per te gjithe klientet e saj. Te gjitha dhomat e hotelit dhe vilat jane te mbuluara me internet wi-fi.

  • Mengjesi i Perfshire

    Mengjesi eshte i perfshire ne cmimin e dhomave per te gjithe klientet tane :)

  • Restoranti

    Shijoni kuzhinen tradicionale Korcare te nderthurur me ate moderne. Ju sigurojme qe do te mbeteni te kenaqur.

  • Parkimi Free

    Hotel Akademia ju jep mundesine e parkimit te makines pa asnje kosto ekstra.


Parashikimi i Motit

Parashikimi i motit sipas Yahoo Weather per Voskopojen